6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarët edhe sivjet mund të mbesin pa sigurime shëndetësore

Qeveria e Kosovës kishte parë që mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore dhe implementimi i ligjit për to të fillonte në janar të këtij viti, por kjo nuk ndodhi dhe as nuk pritet të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017-të.

Kështu mendojnë Blerim Syla, Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë dhe Shaban Tasholli, Nënkryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës të cilët në një debat në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, u shprehën të zhgënjyer nga institucionet me vonimin e këtij shërbimi.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të fillojë t’i kryejë detyrat që ka marrë nga kryeministri. Jemi shumë vonë me sigurimet shëndetësore. Problemi kryesor është buxheti dhe nuk e di se si do të fillojë grumbullimi i premiumeve. Jam skeptik se implementimi për sigurimet shëndetësore do të bëhet”.

“Konsideroj që asnjë Ministri nuk është marrë seriozisht me shëndetësi dhe si rrjedhojë as me sigurimet shëndetësore”, ka deklaruar Blerim Syla.

Kurse Tasholli është shprehur se Policia e Kosovës është i vetmi institucion policor në botë që nuk siguron këtë të drejtë.

“Jemi e vetmja sindikatë e policisë në botë që nuk kemi sigurime shëndetësore. Gjithmonë na është thënë se do të bëhen, por nuk kanë filluar. Nuk do të ndodh as në gjashtëmujorin e dytë të vitin 2017-të”.

Madje ai shprehet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë dëshpëruar që nuk kanë këtë të drejtë elementare që lidhet me profesionin e tyre.

“Nuk e kuptoj pse po ndodhin këto vonesa kur për to flitet në nivele të larta. Ky është një zhgënjim. Policët e Kosovës janë të shqetësuar që nuk kemi sigurime shëndetësore. Ligji nuk i përmirëson kërkesat optimale”, ka deklaruar Tasholli.

Kurse në anën tjetër, Valbon Krasniqi, Këshilltar politik i Ministrit të Shëndetësisë thotë se sigurimet shëndetësore nuk janë vonuar dhe se është punuar shumë për to.

“Sigurimet shëndetësore zanafillën e kanë në ligjin e Kuvendit që parasheh sigurimin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Jemi shumë afër implementimit dhe tashmë janë bërë shumica e përgatitjeve për blerjen e premiumeve shëndetësore”.

“Sigurimet nuk janë vonuar dy vjet, s’do t’i quaja vonesë. Por në punë e shkëlqyer dyvjeçare në mbledhjen e premiumeve që është hapi bazë për implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Këshilltari i Ministrit Imet Rrahmani, ka theksuar se ministri nuk ka premtuar se sigurimet shëndetësore do të jepeshin gjatë dy vjetëve sa ai ka pasur mandat.

“Rrahmani që në deklaratat e tij fillestare ka thënë se nuk do të ketë sigurime shëndetësore as në vitin 2015-të e as në vitin 2016. Kjo është thënë pasi është analizuar mirëfilli situata”, ka thënë ai.

Kurse Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat thotë se punonjësit e këtij sektori nuk do t’i paguajnë detyrimet pa u rregulluar fillimisht kushtet e punës në këtë sektor.

“Si sindikatë do t’iu bëjmë thirrje qytetarëve të sektorit privat që të mos i paguajnë këto obligime. Ne si sindikatë nuk mund t’iu bëjmë thirrje punonjësve të sektorit privat që kanë kontrata me afat të pacaktuar, që t’i paguajnë detyrimet për sigurimet shëndetësore për shkak se nuk kanë kontrata pune dhe nuk kanë kushtet e nevojshme”, ka deklaruar Azemi.

Ndër të tjerash, Azemi shton se ka pabarazi të mëdha në mes punonjësve të sektorit publik dhe atij privat.

“Punëtorët e sektorit privat nuk i gëzojnë të drejtat dhe përfitimet sikurse ata të sektorit publik. Punëtorët e sektorit privat kanë edhe paga tepër të ulëta dhe s’mund të kërkojnë nga ne të paguajmë detyrimet”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles