Site icon Prishtinapress

“Kosova t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe t’ia rrisë përsëri taksën”

Gazetarë dhe analistë kanë këruar që Republika e Kosovës t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë, pasi vendi ynë dështoj të bëhet anëtare në Interpol.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se Serbia po vazhdon ta kontestojë shtetësinë e Kosovës në çdo rast, e ne vazhdojmë dialogun pa kushte.

“Çka me pritë tjetër, kur vetë udhëheqësi i këtij dialogu e konteston shtetësinë e Kosovës? Vazhdim i dialogut, pa e njohur Serbia Kosovën shtet, është i kotë. Përndryshe, dështimet si ky në Interpol nuk do të kenë fund”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, gazetari Gëzim Bimbashi ka theksuar se përpos ndërprerjes së bisedimeve, Kosova duhet t’ia rritë taksën Beogradit zyrtar.

“Ja çka bënë Serbia me kundër fushatë, tani me bisedu me të kurr hiç. Me Serbinë duhet me vepru ne të njejtën formë si ajo me shtetin e Kosovës, rasti i fundit sot deshtimi me Interpol. Taksen duhet me ja rritë ende edhe ishte dashtë ne shenjë proteste me i ndal bisedimet”, është deklaruar ai.

Exit mobile version