15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kosova temë e mediave ndërkombëtare, në plan të parë dalja e Listës Serbe nga qeveria

Kosova po vazhdon të jetë temë e mediave kryesore ndërkombëtare pas ngjarjeve të djeshme në veri të vendit.

“The New York Times” ka shkruar sot për vendimin e Listës Serbe për dalje nga Qeveria Haradinaj, vendim ky që erdhi si shenjë proteste për ngjarjet e ditës së djeshme në veri të vendit dhe arrestimit të Gjuriqit, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull të “The New York Times” përmenden edhe deklaratat e sotme të Kryeministrit Haradinaj për rishiqimin e vendimit nga Lista Serbe si dhe rrjedhja e ngjarjes së djeshme deri tek arrestimi i Marko Gjuriq.

“Kosova fitoi lirinë e saj pas Intervenimit të NATO-s dhe bombardimit të caqeve serbe me qëllim të parandalimit të pastrimit enik të shqiptarve. Edhe pse Kosova është njohur nga 116 shtete, ajo ende nuk është pjesë e OKB-së për shkak të kundërshtimit të madh të Serbisë, Rusisë dhe Kinës. Mirëpo gjithsesi, Beogradi është në presion për normalizimin e raporteve me Serbinë, gjë që do të lehtësonte rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian” shkruan në këtë artikull “The New York Times”.

E edhe agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar të njëjtin artikull kësaj ngjarje në Kosovë, ku në rend të parë citohet fakti që vendimi për dalje nga qeveria erdhi pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles