Kosova është ndër vendet me numrin më të ulët të testimeve për COVID-19 në rajon.
Të dhënat e publikuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për datën 17 mars tregon se Kosova është e dyta për nga numri i pakët i testimeve në rajon.
Me datën 17 mars Kosova ka bërë vetëm 17 teste, me vetëm Malin e Zi më pak që ka pasur dy.
Shqipëria ka pasur 55 testime, Serbia 57, Bosnja Hercegovina 25 ndërsa Kroacia me 56.