Site icon Prishtinapress

Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në mbështetje të Policisë së Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Zjarrfiksave, Qendra e Mjekësis Urgjente e nxënësve të shkollës “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë, e organizojnë eventin në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Fillimisht një numri nxënësish të shkollës “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë nga Shtatorja “Shën Nënë Teresa” në Prishtinë, niset nje numër i nxenësve 30-50 sish, me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George W. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton.

Me pastaj zjarrfikësat dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura.

Ndërkaq Garda e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Gjatë kësaj ngjarje do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi të ngjarjes 9/11 dhe aktivitete të Shoqatës që lidhen me këtë ngjarje.

Exit mobile version