2.5 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ka ndërtuar rrugë e ura nga më modernet në Ballkan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit, se Republika e Kosovës pas dy dekadash po dëshmon se është faktor stabiliteti në rajon, duke ndërtuar ura fizike por edhe miqësie me vendet e rajonit.

Veseli tha se Kosova po ndërton rrugë dhe ura që lidhin bashkëqytetarët dhe vendet tona, Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, e po ashtu së shpejti edhe me Malin e Zi, nëpërmjet një projekti shumë të madh infrastrukturor.

Veseli tha se ky është interes strategjik dhe ekonomik i Kosovës.

“Ne po lidhemi edhe me urat e miqësisë, të bashkëpunimit e të fqinjësisë së mirë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Duke ju drejtuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Malit të Zi, të cilët ishin prezentë në këtë inaugurim, kryetari i Kuvendit tha se te Kosova gjithmonë do të gjejnë një partner të veçantë, të sinqertë dhe bashkëpunues me shtetet dhe popujt e tyre.

Ai shtoi se orientim i Kosovës do të jetë zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sot të gjithë po e shohin se Kosova jo vetëm po qëndron financiarisht dhe ekonomikisht, por ajo është e fuqishme të bëjë mrekulli. Falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike të Kosovës, ambasadorin e SHBA-ve, Kosnet dhe secilin ambasador të secilit vend mik. Keni besim në shtetin e Kosovës. Kosova është një vend demokratik, ku sundon ligji. Ajo do të jetë përherë mirënjohëse dhe partnere e juaja”, theksoi kryeparlamentari Veseli. ​

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles