Site icon Prishtinapress

Kosova josh Januzajn. Bunjaku premton finalet e “Euro 2020”

Në kulmin e shpërthimit të tij në Premier League, Adnan Januzaj ishte për pak kohë në fokusin e 5 ekipeve kombëtare, por forma e talentit nga Istogu erdhi duke rënë, aq sa të kalojë nga huazimi në huazim.

Pasi huazoi me radhë Shqipërinë, Turqinë apo Kosovën, mesfushori tashmë po joshet sërish për të kaluar në radhët e përfaqësueses kosovare.

Trajneri Albert Bunjaku i ka hapur dyert e ekipit të tij Adnan Januzajt. Ndërkohë, duke qenë se disa futbollistë me prejardhje nga Kosova kërkojnë që t’i bashkohen Kosovës, ai ka thënë se i vetmi që mund ta bëjë një lëvizje të tillë është lojtari në pronësi të Manchester United.

“Xhaka, Shaqiri apo Cana e kanë pasur të mundshme të luajnë për Kosovën deri në ndryshimin e rregullave pas kampionatit europian. Që nga atëherë, asnjë lojtar që ka luajtur ndeshje ndërkombëtare me një shtet tjetër nuk mundet të ndryshojë më ekipin kombëtar. Në mesin e tyre që ende mund t’i bashkohen Kosovës është edhe Adnan Januzaj, i cili po injorohet nga Belgjika e pëlqehet shumë nga tifozët në Kosovë. Ndaj dhe te ne, ai i ka dyert e hapura”, ka thënë trajneri Bunjaku.

I vendosur në shënjestrën e kritikave pas rezultateve negative dhe vendit të fundit në kualifikueset e Botërorit, ish-lojtari premtues që ka edhe një të kaluar si ushtarak në luftën e Vukovarit, bëri një parashikim optimist: Kosova do të arrijë të kualifikohet në finalet e Europianit 2020.

Exit mobile version