Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që të fitoj bindshëm ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi me golin e shënuar nga Benjamin Kololli në minutën e 30’, pas asistim fenomenal të Valon Berishës, raporton “lajmi.net”.
Ndeshja e dytë nuk filloi mirë për Kosovën, pasi Malta arriti që ta barazoj rezultatin me anë të Agius (51’).
Kosova nuk u dorëzua, pasi arriti ta rikthej rezultatin me anë të Vedat Muriqit në minutën e 68’.
Goditjen e fundit Maltës ia dha Benjanin Kololli (81’), që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje.
Kosova është lidere e grupit D me 7 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me pesë pikë, që fitoi sonte ndaj Ishujve Faroe, me rezultat 0 me 3.