21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e Shqipëria duan të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.

Thaçi ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.

“U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles