
Ndërkohë, përfaqësuesit e partive në pushtet janë të bindur se buxheti do të kalojë në lexim të dytë në janar të këtij viti.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri” ka treguar se janë shqyrtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga komunat, institucionet e nivelit qendror e deputetët sa i përket buxhetit të këtij viti.