19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dorëzon kërkesën për ambasadë në Lisbonë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka dorëzuar kërkesën zyrtare për hapjen e ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Vuniqi ka dorëzuar kërkesën në takim me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme portugeze, Ana Paula Zacarias.

“Qëllimi dhe kërkesa për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Lisbonë është mirëpritur dhe vlerësuar e rëndësisë së veçantë nga përfaqësuesit e shtetit pritës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa është ri-konfirmuar vazhdimi i mbështetjes si në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës ashtu edhe në atë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rrugës së integrimit dhe anëtarësimit në strukturat euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas njoftimit, Vuniqi dhe Zacaria janë pajtuar që të zhvillohen konsultimet politike në mes të dyja vendeve në vjeshtën e këtij viti si dhe të punohet në organizimin e një Forumi Ekonomik në të ardhmen e afërt.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles