Site icon Prishtinapress

Kosnett: Të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në të ardhmen

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se duhet të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në të ardhmen.

Në një postim në Twitter, ka sfiduar ndjekësit e tij që të mendojnë se si do të duhej të dukej e ardhmja e Kosovës.

“Në 20-vjetorin e përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së KFOR-it, është koha të zhvendoset vëmendja nga e kaluara në atë që është përpara. Sot ju sfidoj që të mendoni se si duket e ardhmja e ndritur e vendit tuaj të ri”, ka shkruar ai.

Bashkë me këtë shkrim ai ka ndarë postimin Ambasadës Amerikane me titull “Vërejtjet e zëvendës-ndihmësit të sekretarit Matthew Palmer në 20-vjetorin e hyrjes së Forcave të Operacionit të NATO-s.

 

Exit mobile version