Site icon Prishtinapress

Kosnett përgëzon Prokurorinë për aktakuzën ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt

Ambasadori SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për ngritjen e aktakuzës ndaj dy ish-deputetëve, Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, të cilët janë të dyshuar për veprën penale, kërcënimin ndaj prokurorëve.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Kosnett, ka thënë se është e papranueshme që në demokracie të kërcënohen apo të paralajmërohet hakmarrje ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor.

“Punë e mirë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për ngritjen e aktakuzave ndaj dy ish-deputetëve si të dyshuar për kërcënime ndaj prokurorëve. Kërcënimet apo hakmarrja ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtës, gjyqtarëve e policisë, është e pa pranueshme në demokraci”, ka shkruar Kosnett.

Exit mobile version