Site icon Prishtinapress

Korrigjimi i territoreve, Vetëvendosje e paralajmëron Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta edhe më masive gjatë javëve në vijim nëse presidenti Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga ideja për korrigjimin e territoreve me Serbinë.

Ata madje kanë paralajmëruar Thaçin se nëse nuk tërhiqet nga kjo ide ata do të kërkojnë edhe lirimin e postit të presidentit, shkruan lajmi.net

Protestës të së shtunës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkuan mijëra qytetarë ku edhe u kërkua tërheqja e idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve.

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, në një prononcim për lajmi.net ka deklaruar se nëse presidenti nuk e ka kuptuar mesazhin ata do të vazhdojnë me protesta edhe më masive.

“Mbas protestës, nëse presidenti Thaçi nuk e ka kuptuar mesazhin e qytetarëve se duhet t’i ndërpres aventurat rreth pazareve me tokat e Kosovës do të vazhdojmë më një protestë shumë më të madhe që do të kërkojmë, jo vetëm të ndërpriten bisedimet por edhe të dorëzoj mandatin. Mesazhi ka qenë i qartë, është kërkuar që të mos luaj me më çështje që janë të ndejshme siç është kjo e kufijve, e besoj që e kupton edhe Qeveria”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net.

Po ashtu Kurteshi ka thënë se do të kërkojnë që të bëhet një platformë e përbashkët, një delegacion për të cilin siç thotë ai pajtohen edhe partitë tjera opozitare.

“ Po ashtu do të kërkojmë që të bëhet një platformë e përbashkët një delegacion për të cilin pajtohen edhe opozita edhe një kryenegociator. Por, krejt këto që janë propozuar deri tani duhet të shkojnë në rishikim dhe të dalin nga tatimet e pozitës dhe opozitës, por jo pozita që të na imponojë qoftë platformën apo delegacionin, qoftë presidenti të bisedojë i paautorizuar këto asnjëra nuk vijnë në konsideratë”.

Kurtishi ka paralajmëruar që protestat e ardhshme do të jenë edhe më masive se sa ajo e kaluar, por që, siç thotë ai, do të jenë paqësore dhe gjithëpopullore.

Exit mobile version