Site icon Prishtinapress

Kontrollorët ajrorë në grevë javën e ardhshme

Sindikata e kontrollerëve ajrorë të Kosovës ka njoftuar se do të nisë një grevë një orëshe javën e ardhshme.

Greva do të mbahët për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me përfshirjen në Ligjin për Paga.

Sindikata e quajtur SINKON njoftuar se dje është ftuar në takim nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Pas kësaj ata vendosën që të shpallin grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Ata bënë të ditur se duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë.

Megjithatë ata paralajmëruan se në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen.

Exit mobile version