Site icon Prishtinapress

Kontratat milionëshe të Telekomit dorëzohen te krimet ekonomike

Sindikata e Telekomit të Kosovës ka dorëzuar sot në Departamentin e Krimeve Ekonomike 13 kontrata me anekse, ku 6 prej tyre janë kontrata milionëshe nga periudha 2009-2018.

Kryetari i Sindikatës, Lami Balaj, tha se këto kontrata janë të dëmshme për Telekomin dhe se si të tilla janë shkaktare të gjendjes aktuale në të cilën ndodhet Telekomi.

Ai tha se dokumentet janë konfidenciale dhe nuk dëshirojnë t’i dëmtojnë hetimet me publikimin e tyre.

“Ne dorëzuam sot një pjesë të kontratave të dëmshme, të cilat e kanë sjellë Telekomin në këtë gjendje. Janë 6 kontrata të mëdha, milionëshe. Kontrata milionëshe e Z-Mobile që i kanë shkaktuar dëme Kosovës. Ne besojmë se duhet me u zbardh gjithçka që ka ndodhur deri më tash”, tha ai.

Balaj foli edhe për uljen e pagave, me ç’rast tha se nuk është zgjidhje pa shkuar akterët e kontratave të këqija në burg.

 

Exit mobile version