-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Kontrabandimi i pijeve të forta alkoolike rrezikon seriozisht shëndetin e konsumuesve (Video)

Pijet e forta alkoolike janë duke u kontrabanduar në masë të madhe nga pjesa veriore e vendit, por edhe nga pjesë të tjera të kufirit.

Këtë informatë e kanë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, por thonë se nuk është përgjegjësi e tyre ta kontrollojnë terrenin atje, raporton KTV.

Rruga ilegale e futjes së këtyre pijeve ndikon edhe në cilësinë jo të mirë të alkoolit, e i cili mund t’ua rrezikojë seriozisht shëndetin përdoruesve, thonë mbrojtësit e konsumatorit.

Selatin Kaçaniku thotë se kosovarët nuk e dinë se çfarë pije alkoolike përdorin, derisa sipas tij, në krejt këtë situatë po ndikon direkt neglizhenca e Ministrisë së Bujqësisë, e cila ende nuk e ka dorëzuar në Qeveri draft – ligjin e hartuar që në vitin 2015 për alkoolin.

Mungesa e një ligji të tillë u ka shkaktuar vështirësi gjatë punës së kontrollit së cilësisë edhe Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, e cila shumë herë është dashur të bazohet në ligje të Komisionit Evropian.

Por hartuesit e Ligjit për Pije të Forta thonë se tashmë draft-ligji është në zyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe është çështje ditësh kur ai do të dërgohet në Qeveri për miratim.
Sipas Bekim Hoxhës, drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të rregullohet prejardhja, përbërja, cilësia dhe të gjitha çështjet e tjera tekniko-teknologjike.

Gjithashtu, me këtë projektligj Ministria parasheh që t’i ketë inspektorët e vetë për të kontrolluar përmbajtjen e alkoolit e jo AVUK-u.

Ndërsa zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë thënë se vitin që lamë pas në veri të vendit Policia, bashkë me Doganën dhe AVUK-un patën mbyllur një punëtori për prodhimin ilegal të alkoolit dhe në disa raste kanë parandaluar kontrabandimin me pije alkoolike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles