Site icon Prishtinapress

Konsulli Fidan Ibrahimi njofton për hapjen e konsullatave në Duseldorf dhe Hamburg të Gjermanisë

Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan  Ibrahimi ka thënë se shumë shpejt në këtë Konsullatë do të fillohet me termine për punë me palë.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main shumë shpejt do të filloi të caktoi termine për palë, sigurisht nga muaji nëntor i këtij viti ndërsa nga janari do të punohet vetëm me termine” ka thënë Konsulli Ibrahimi në një intervistë për RTK.

Ibrahimi ka thënë se terminet do të mund të bëhen përmes telefonit dhe email-it të Konsullatës.
Ibrahimi po ashtu ka kërkuar nga mërgata që komunikimin me Konsullatën ta bëjnë përmes email-it pasi sipas tij kjo formë e komunikimit është më mira për të dyja palët.
Konsulli Ibrahimi po ashtu dha lajmin e madh pë ata që jetojnë larg Frankfurti pasi shumë shpejt Republika e Kosovës do t’i hapë konsullatat edhe ne Duseldorf dhe Hamburg.
“Besoj që kah fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit Republika e Kosovës do të bëjë hapjen edhe të konsullatave në Duseldorf dhe Hamburg ku do të jetë mundësi dhe lehtësim për qytetarët tanë që jetojnë në ato lande pasi disa nga ta është dashur që t’i bëjn deri në 300 kilometra rrugë për të marrë shërbime konsullore në Frankfurt “, u shpreh Konsulli, Fidan Ibrahimi./ Prishtinapress.eu.
Exit mobile version