Site icon Prishtinapress

Konjufca: Në Hagë po mbahen krerët më të shquar të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për luftën e UÇK-së duke thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së.

“Ne jemi duke e vuajtur një proces shumë të vështirë dhe të ndërlikuar të gjykimit në Hagë të disa prej krerëve më të shquar të ushtrisë sonë çlirimtare”, tha ai.

Konjufca e quajti luftën e UÇK-së të pastër dhe të domosdoshme, shkruan Gazeta Express.

“Lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, e pastër dhe ka qenë e domosdoshme dhe ajo e përben themelin e lirisë sonë….Mua ma merr menja që është padyshim politikë zyrtare e shtetit tonë që t’i konsolidojmë grupet që do të merreshin me mbrojtjen e tyre, do të ishin aktiv në këtë proces, jo thjesht spektator, le të themi që është një proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë si po zhvillohet ajo, kështu ma merr menja ka qenë, fatkeqësisht qasja e qeverisë së kaluar.

Tash, institucionet reja ma merr menja që do të jetë dhe kjo është mbrojtur si koncept nga kryeministri Kurti, si një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje, duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes, e duke e përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë me të cilat Serbia synon të na minojë, luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër”, tha Konjufca në një intervistë në RTK.

Exit mobile version