19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca i përgjigjet Molliqajt për SHIK-un

A ishte Glauk Konjufca pjesë e SHIK’ut me pagë 150 marka? A ka pasur raporte me Fadil Lepajen? Si mund të ketë hyrë në arkivat e SHIK’it Dardan Molliqaj? Glauk Konjufca flet për të gjitha akuzat që ia bëri dikur miku i tij, Dardan Molliqaj.

ABeteja e Glauk Konjufcës me ish-bashkëpartiakun e tij, Dardan Molliqajn kishte filluar zyrtarisht kur pas ndarjes së Vetëvendosjes aty u përballën në një debat televiziv.

Përplasja e dy njerëzve që, pas Albin Kurtit, konsideroheshin si më me ndikim në VV, pas studiove televizive vazhduan edhe në Kuvend, kur Molliqaj e nisi një fushatë duke e akuzuar ish bashkëpunëtorin e deridjeshëm si “njeri të SHIK’ut”. Kjo lëndë ka përfunduar edhe në gjyq, por që përpara se beteja të zhvendoset atje, Molliqaj vendosi që sot në Kuvend të tregojë të gjitha ato që i di për Konjufcen dhe SHIK’un.

Konjufca thotë se në fakt është Molliqaj ai që po punon me Kadri Veselin që një vit, duke e mohuar kategorikisht se ka punuar për Shërbimin Informativ.

“Po bëhen një vit prej kur ka hyrë në pazare me Kadri Veselin. Qe një vit ka pasë rastin me hulumtu falas në arkivat e SHIK-ut, dhe nuk është në gjendje ta nxjerrë as edhe një dokument të vetëm”, ka thënë Konjufca.

Edhe pas daljes nga LVV Molliqaj e përsëriste se ka respekt akoma për Konjufcën, sepse nuk e llogariste atë të verbëruar ndaj Albin Kurtit. Mirëpo, Konjufca nuk ia kishte kthyer atij këtë mirësjellje në mënyrën e njëjtë. Prej asaj dite Molliqaj është angazhuar për të treguar se “Glauku është njëri i Shërbimit të Veselit”.

Madje ai sot përmendi edhe emra konkret e edhe shifra konkrete të pagesave që Konjufca, sipas Mollqiajt ka marrë si bashkëpunëtor i SHIK’ut. Ai tha se Konjufca ka punuar me Fadil Lepajen, sipas Molliqajt pjesë e SHIK’ut, dhe është paguar me 150 marka gjermane cdo muaj për shërbime e tij.

Lepaja ka reaguar sot në FB, duke thënë se as ai vetë nuk ka qënë në SHIK, e lërë më që ta ketë rekrutuar Konjufcen.

Gjithashtu Konjufca, edhe pas ‘fakteve’ të Mollqajt, thotë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e SHIK’ut dhe se sot, ish kolegu i tij nga partia, foli me “llafe”, derisa kishte paralajmëruar se do të nxjerrë dokumente për të.

“Unë kurrë nuk kam qenë në SHIK dhe as kam punuar kurrë në të. Ky i sotshmi ishte një film shumë i dobët fatastiko-shkencor i Molliqajt. Ai gënjeu sërish meqë para pak ditësh premtoi me shumë bujë nxjerrjen e  “dokumenteve” kundër meje, kurse sot ra në nivelin e llafeve “me të dëgjuar”. Dardani definitivisht nuk po e kuptoka se çka është dokumenti si i tillë. Ky person është shumë joserioz dhe gjynah për Kuvendin që është deputet”, ka thënë shefi i GP të VV’së.

Tutje Konjufca, që sot nuk iu përgjigj Molliqajt në Kuvned, thotë për Express se deputetit të PSD’së ia jep 24 orë për të faktuar atë që deklaroi sot në seancë dhe t’i kërkojë atij falje.

“Sidoqoftë, po ia jap edhe 24 orë afat për të nxjerrë çfarëdo “dokumenti”, qoftë bre edhe dokument të fallsifikuar. Nëse deri nesër në orën 16 nuk qet asnjë fakt, atëherë definitivisht pres të më kerkojë falje”, është shprehur ai.

E tha sot deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e njëjtë mendon edhe Konjufca. Sipas tij, Molliqaj duhet të jap dorëheqje nga posti i deputetës.

“Pastaj duhet të jep dorëheqje nga deputeti. Dhe në fund, natyrisht, ta paguajë edhe shumën e dënimit që e cakton gjykata kundër shpifjes”

Historinë “Konjufca në SHIK”, Molliqaj e ka nisur prej disa muajsh. Ai fillimisht ka thënë se vetë Konjufca ia kishte rrëfyer sekretin se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ.

Mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7, Molliqaj premtoi se do të tregonte dëshmi në Kuvend për deklarimet e tij rreth Konjufcës.

Sot në Kuvend Molliqajt ka shërbyer në SHIK gjatë vitit 2000-2001, i rekrutuar nga Fadil Lepaja për t’u marrë me Luginën e Preshevës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles