12.9 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: E kam të vështirë ta thërras Albinin kryeministër

Kryetari i Kuvendit, njëherësh anëtar i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, tha se e ka të vështirë t’i drejtohet Albin Kurtit si kryeministër.

“Pak gjëra në jetë më duken të vështira por më së vështiri e kam me i tha kryeministër, se me i thënë kështu po më duket më pak se me i thënë Albin. Po e festojmë vitin e 16 të VV-së që koincidon me 22 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Jemi thellua në veprimtari dhe aksion e sipër kundër administratës së UNMIK-ut. Ka kalu një kohë e madhe që nuk kam qenë këtu dhe kam nostalgji”.

Këtë e tha në konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje, në 16-vjetorin e themelimit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti.

“Po më kujtohet që gazetarët shpesh ne derisa dilnim na linin dhe iknin kur vinin për të na arrestuar. Ende e mashtroj vetën se jam i ri mirëpo po e vërtetojë që jam njëfarë veterani e po e vërej që vetëm një prej juve gazetarëve po e njoh”.

“Është me rëndësi sepse konsideroj që LVV është një trashëgimi interesante politike e popullit të Kosovës. Njerëzit që janë bashku në LVV  janë qytetarë që kanë qenë me halle e kanë pasë shumë probleme. Ne kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjeke shumë të gjatë të popullit të Kosovës për të qenë rehat në tokën e vet”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles