Site icon Prishtinapress

Konjufca: Askush nuk mund të ndal formimin e Qeverisë Kurti, nuk është koha tani për dorëheqje por për emërime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se është optimist për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjfuca ka thënë para mediave se tani nuk është koha për të dhënë ai dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit, por është koha e emërimeve, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht bisedimet ende po vazhdojnë, por nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe askush nuk mund ta ndal formimin e Qeverisë Kurti, të cilën aq shumë janë duke e pritur qytetarët e Kosovës, e për të cilën kanë votuar qytetarët më 6 tetor. E tëra që duhet të bëjmë ne është ta implementojmë zërin e 6 tetorit, e që ishte zë i ndryshimit për Albinin kryeministër. Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, tani është koha e emërimeve”, ka thënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, LDK ka kërkuar nga LVV që ta kenë edhe pozitën e kryeparlamentarit, mirëpo këta të fundit nuk kanë pranuar kërkesën e tyre.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt, ashtu siç ka kërkuar mandatari, Albin Kurti.

Exit mobile version