Site icon Prishtinapress

Kongresistët amerikanë pyesin Simiqin për pozitën e serbëve në Kosovë

Shefi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, është takuar sot me delegacionin e kongresistëve amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, Simiq me kongresistët amerikanë ka biseduar për pozitën e serbëve në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Lista Serbe kongresistëve amerikanë u ka interesuar pozita e serbëve në aspektin politik, ekonomik dhe në atë të sigurisë.

Kongresistët Peter Roskam dhe David Price gjatë ditës janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë të politikës në Kosovë.

Exit mobile version