Site icon Prishtinapress

Konfiskohen mbi 500 kg mish kg mish në Pejë

Me datën 7 mars 2020 nga ora 09:43 në bazë të urdhëresës së gjykatës është zhvilluar plani për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rr.‘Papa Klimenti‘ në Pejë, në një mishtore.

Këtij lokacioni me kërkesë të Policisë i janë përgjigjur edhe inspektoret e AUV-së.

Në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614.260 kg.

I dyshuari A.Sh.(1965) është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar./

Exit mobile version