Ka arritur në 19 numri i personave të infektuar me coronavirus (COVID-19) në Republikën e Kosovës.
Për dy rastet e fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku ka dhënë edhe detaje për të infektuarit.
Bëhet e ditur se të infektuarit janë nga Gjakova, dhe janë kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë.
Bëhet fjalë për një mashkull 4 vjeçar dhe një femër 49 vjeçare.
“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.