Site icon Prishtinapress

Koncepti i Edukatës Shëndetësore

Edukimi Shëndetësor dhe Promocionit të Shëndetit drejton dhe udhëheq nga ana metodike, didaktike dhe shkencore punën për:

Sensibilizimin e grup-moshave të ndryshme për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit të tyre nëpërmjet forcimit të veprimtarisë edukativo-shëndetësore (informuese, edukuese, komunikuese). Për këtë synohet:

rritja e shkallës së njohurive shëndetësore të publikut rreth shkaktarëve të sëmundjeve dhe masat parandaluese ndaj tyre.

Ndërgjegjësimi i komunitetit për rolin e edukimit shëndetësor dhe promocionit të shëndetit për mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi dhe ndryshimin e sjelljeve të tyre.

Edukimin shëndetësor të grupeve vulnerabël dhe më konkretisht të grave shtatzëna, të nënave të reja, të fëmijëve të moshës shkollore, të moshës së tretë por edhe gjith të tjerët etj, duke përdorur:

edukimin shëndetësor si një proces i komunikimit ndërpersonal për ndryshimin e sjelljeve mbi shëndetin, pra që njerëzit të mësojnë si t’a fitojnë dhe si t’a ruajnë atë. Promocionin e shëndetit si një proces që u krijon njerëzve mundësitë për të rritur kontrollin ndaj shëndetit të tyre dhe për ta përmirësuar atë, si një veprim të përbashkët.

Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i ekzistencës.

Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar në jetë. Shëndeti dhe sjellja janë gjëja më e rëndësishme për çdo individ.

Me rritjen e edukatës shëndetësore dhe të mjeteve të shumta të informacionit që janë në dispozicion i sëmuri duhet të bëhet doktor i vetvetes.

Ai /Ajo duhet të dijë mirë dhe të marrë informacion të saktë e të plotë për sëmundjen e vet si për ecurinë e saj, këshillat apo edhe përdorimit të medikamenteve që ka në terapinë ditore. Por kjo liri nuk duhet të jetë e pakufizuar. Jo çdo gjë mund të bëhet pa vënë më parë mjekun në dijeni. Kujdes duhet treguar veçanërisht në manovrimin e dozave të ilaçeve apo të shenjave të reja klinike që shfaqen. Gjithmonë i sëmuri duhet të jetë shumë i kujdesshëm, shumë vigjilent në vlerësimin e gjërave të reja për shëndetin e tij. Andaj kjo duhet të konsultohen me mjekun kurues.

Shkruan: Albina Hyseni

Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Njohuri te Gjera Psikologjike Teknike Farmaceotike

Exit mobile version