Site icon Prishtinapress

Komuna nuk intervenoi – Edhe traktori mezi ia del në Herticë (Video)

Në fshatin Herticë të Podujevës banorët janë mbledhur që të pastrojnë vet rrugën sipas mundësive të tyre.

Kjo pasi kompanitë e pastrimit në këtë zonë, sipas tyre nuk janë parë gjë kundi, njofton Klan Kosova.

Pamjet që ka siguruar Klan Kosova, dëshmojnë më së miri për gjendjen në të cilën ka mbetur fshati në fjalë, derisa banorët shihen krejtësisht të bllokuar në tentativë për të larguar borën e cila ka rënë në sasi të madhe.

Trashësia e borës së rënë në Herticë arrin 50 cm, derisa raportohet se aty ka ortekë deri në 2 metra, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe videoja, ku ilustron më së miri tentativat e banorëve për të larguar sasinë e borës me anë të një traktori por që hasin në shumë vështirësi:

 

Exit mobile version