nspekcioni i Komunës së Skenderajt, ka mbyllur përkohësisht “Viva Fresh”-in për shkak të mos respektimit të masave të qeverisë në parandalimin e infeksionit Covid-19.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, tha nder të tjera se vendimet e Qeverisë së Kosovës duhet të respektohen nga të gjithë pa dallime. /Veriu.info/
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e infeksionit COVID-19, mbyllet përkohësisht lokali nga Inspekcioni komunal në Skenderaj.
Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen nga të gjithë dhe kjo për të mirën e qytetarëve tonë.