6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës jep detajet për hyrjen e veturave në kryeqytet

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar sot ndaras me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takimin e përbashkët me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduam që nga 31 janari të fillojmë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër:

– Reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift). Do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.

– Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

– Ndalohet shitja dhe përdorimi i thëngjillit në Prishtinë – Drejtoria e Inspekcionit bashkë me Inspektorët e Ministrisë do t’i kontrollojnë bizneset që përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, si dhe ekonomitë familjare, ashtu që të ndërmarrin masa në secilin rast ku tejkalohet norma e ndotjes.

Tashmë, gjashtë ekipe të Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për të kontrolluar dokumentacionin e automjeteve transportuese, dhe për të verifikuar nëse e kanë bërë kontrollimin sipas ligjit (çdo 6 muaj). Tri ekipe të tjera të Inspekcionit, janë aktivizuar në akset kryesore të hyrjes në Prishtinë, për t’i ndaluar taksitë ilegalë që vijën nga komunat e tjera.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saja për ta tejkaluar këtë situatë emergjente.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles