12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës bëhet dhe me tri Drejtori (Dokument)

Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim sot që Komunës së Prishtinës t’i shtohen edhe tri Drejtori tjera.

Nuk dihet se kur do të fillojnë punën, por Drejtoritë më të reja të Prishtinës janë ajo e Parqeve, e Sportit dhe e Mirëqenies Sociale.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të ndahet në dysh. Kjo drejtori është udhëhequr nga Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i njëjti pritët të menaxhojë vetëm Drejtorinë e Shëndetësisë. Në dysh do të ndahet edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që udhëhiqet nga Yll Rugova i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritët të menaxhojë vetëm më Drejtorinë e Kulturës.

Tashmë, ajo që dihet është se me Drejtorinë e Parqeve, pritët të menaxhojë partneri i koalicionit, ARK-ja. Këtë e kishte bërë të ditur më herët, nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli i cili vjen nga kjo parti. Ndërsa, ende nuk dihet sakte se kujt do ti takojnë dy drejtoritë tjera.

“Miratohet vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 08 nr, 021-79492 e dt. 25.01.2016 për numrin dhe emërtimin e drejtorive si organe te administratë së Komunës”, thuhet ën vendimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Organizmi, kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorive të reja të caktuara në pikën II të këtij Vendimi do të rregullohen me vendim të veçan.

Pika II e vendimit ndryshohet në tersi dhe riformulohet si ne vijim,

Komuna e Prishtinës ka këto drejtori:

  1. Drejtoria e Administratës
  2. Drejtoria e Shëndetësisë,
  3. Drejtoria e Mirëqenies Sociale
  4. Drejtoria e Arsimit
  5. Drejtoria e Kulturës
  6. Drejtoria e Sporti
  7. Drejtoria e Bujqësisë
  8. Drejtoria e Financave
  9. Drejtoria e Pronës
  10. Drejtoria e Urbanizmit
  11. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit te Kontratave,
  12. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
  13. Drejtoria e Kadastrit
  14. Drejtoria e Inspekcionit
  15. Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit te Qëndrueshëm
  16. Drejtoria e Parqeve.
  17. drejtoria-2

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles