4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Komuna e Deçanit merr vendime të reja si masë parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Deçanit vazhdon të mbetet ende e pa prekur nga virusi COVID-19.

E në kuadër të masave parandaluese kjo komunë pas takimit me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore, ka marrë vendim për ndalimin e disa veprimtarive.

Në vendimin e marrë pika e parë thuhet se “ndalohet në tërë territorin e komunës së Deçanit furnizimi sipas porosive On-Line (posta e shpejtë)”

Komuna e Deçanit ka ndaluar edhe veprimtaritë ndërtimore, shërbimet nëpër markete, barnatore, furra e pompa të derivateve dhe operatorëve tjerë nëse nuk i zbatojnë masat mbrojtëse e sidomos mbajtjen e distancës sociale.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj sot tha se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial të prekjes nga virusi COVID-19.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles