Site icon Prishtinapress

Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Platformën për dialogun Kosovë – Serbi

Komisoni po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtojë edhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Komisoni po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtojë edhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Exit mobile version