11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni parlamentar shqyrton projektligjet për sport dhe kulturë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi do të mbaj sot mbledhjen e radhes në të cilën do të behët shqyrtimi disa projektligjeve qe lidhen me sportin dhe kulturën.

Fillimisht Komisioni do të bejë shqyrtimin në parim të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për të vazhduar me pas me shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport.

Pastaj Komision do të bejë shqyrtimin në parim te Projektligjit nr.06/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe shqyrtimin në parim te Projektligjit nr.06/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive;

Komisioni do te shqyrtoj edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, Projektligjin nr.06/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për Kinematografinë, Projektligjin nr.06/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, Projektligjin nr.06/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-097 për Bibliotekat dhe ne fund do te beje shqyrimin e listës së kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles