13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian deklarohet për liberalizimin e vizave dhe luftën kundër korrupsionit

Rezultatet e kriterit të fundit para liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës janë duke u vëzhguar nga Komisioni Evropian që prej ratifikimit të demarkacionit i cili ka hapur rrugë këtij procesi.

Zëdhënës të Komisionit Evropian, i kanë thënë Indeksonline se vlerësimi për luftimit të korrupsionit si kriteri i mbetur do të vazhdoj deri në ditën fundit.

“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjën e KE-së dhënë për Indeksonline.

Tutje në përgjigje thuhet se pasi të plotësohen kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli

“Kur është fjala për rekordet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç theksohet në deklaratën e përbashkët për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi (link këtu: http://europa.eu/rapid/press- release_STATEMENT-18-2343_en.htm), vlerësimi vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër plotësimin e standartit të shquar. Pasi të plotësohen kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Ndërkaq në të dhënat e fundit në luftën kundër korrupsionit nga Qeveria e Kosovës thuhet se brenda dy viteve, në kuadër të Ekipit të Përbashkët për Luftimin e Krimeve Serioze, respektivisht udhëheqjen e Prokurorisë Speciale: Janë shënuar 42 raste, janë mbyllur 11 raste, nga të cilat: 4 raste janë mbyllur në fazën e hetimit, 7 raste janë mbyllur në formë të vendimit të prerë të gjyqësorit, janë ngrit 31 aktakuza, 24 raste janë në shkallët e ndryshme të shqyrtimit gjyqësor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles