Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë qëndron në Kosovë

0
62

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Tod D. Wolters sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ai do të pritet në Komandën e KFOR-it në Film City.

Agjenda e takimeve të tij nis me ministrin Rrustem Berisha në ora 10:30.

Më pas, gjenerali Wolters do të takohet edhe me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.