8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Komandant Remi thotë se po shkon në Hagë si dëshmitar dhe si i dyshuar

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se po shkon në Hagë si dëshmitar dhe si i dyshuar. Ka thënë se ftesa për të shkuar në Gjykatë Speciale ka ardhur pas pretendimeve në Raportin e Dick Martyt, i cili kishte përfshirë ish-udhëheqësit e UÇK’së në krime lufte.

“Jam duke iu përgjigjur thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martyt. Unë po shkoj në cilësinë e të intervistuarit, normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Do të më mbrojë një avokat vendor. Unë do të shkoj t’i përgjigjem drejtësisë. Normalisht jam i pafajshëm”, është shprehur  Mustafa.

I pyetur se a është takuar me Kryeministrin Haradinaj dhe Presidentin Thaçi, ai ka thënë se ka qenë në kontakt me të gjithë.

Ndërkaq ftesat nga Gjykata Speciale ai i ka quajtur normale.

“Ftesat janë shumë normale, pas gjithë propagandës dhe raportit të Dick Martyt, janë ftesa normale që duhet të mbyllet një pretendim i hapur”, ka shtuar Remi.

Përveç Remit, Gjykata Speciale  gjatë kësaj jave do të intervistojë edhe Sami Lushtakun.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles