9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kolli i vazhdueshëm i doli të ishte kancer

Një grua e re që po përjetonte kollë të vazhdueshëm, ishte keq-diagnostikuar nga gjashtë doktorë të ndryshëm – që në fund i doli të ishte kancer.

Për tri vite, mjekët i thanë Jessica DeCristofaro, 28 vjeçe, se kollitja e saj e vazhdueshme ishte një alergji – duke i përshkruar ilaçe dhe duke i thënë që ta ndryshojë dietën e saj.

Ajo filloi të vuante nga një dhimbje abdominale dhe u referua tek specialistët e veshit, hundës dhe fytit, pasi u dyshua se ishte refluks acid ose një ulçerë e stomakut, transmeton Gazeta Express.

Më pas, asaj i thanë se thjeshtë kishte nxjerrë një muskul dhe u këshillua që të pushonte. Por në janar të këtij viti, dhimbja filloi të bëhej aq e keqe sa që ajo vendosi të shkonte në emergjencë, ku skanimet dhe testimet e gjakut zbuluan se ajo kishte kancer.

Doktorët thanë se ajo kishte shkallën e katërt të “Hodgkin Lymphoma” – që nënkupton se sëmundja tashmë ishte shpërndarë përreth trupit të saj.

DeCristofaro, nga Majami, tha: “Për tri vite e kisha këtë kollë të vazhdueshëm, ishte aq frustrues por doktorët thjeshtë e mohuan atë”.

“Mendoj se ata mendonin se isha e re dhe e shëndetshme, por e kisha një ndjenjë se diçka nuk ishte në rregull, u ndjeva aq e sëmurë për kaq gjatë”, tha ajo për MailOnline.

DeCrisotfaro zhvilloi kollë kur ishte vetëm 25 vjeçe – por doktorët i thanë se ishte për shkak të alergjive dhe i përshkruan ilaçe. Ajo i këshillon të gjithë që mendojnë se nuk janë mirë, të kontrollohen më mirë tek mjeku, për të zbuluar më herët nëse diçka nuk është në rregull.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles