Site icon Prishtinapress

Kojnufca-Zekës: Mos na shit moral, ti rrezikon të shkosh në burg!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca ka deklaruar se deputetin Milaim Zeka rrezikon të shkon në burg, pasi, i njëjti, dyshohet se kishte keqpërdorur mijëra euro për viza në Gjermani.

Madje, Konjufca përmendi edhe rastin kur i ishte vënë shtëpia në flakë.

“250 mijë euro për viza fallco në Gjermani. Ky rrezikon me shku në burg. Ky njeri kur e ka uruzpru shpijën, dilke thojke ma ka thy shtëpinë SHIK-u. Kur një njeri shet moral publik unë nuk di çka me thënë”, ka thënë ai gjatë seancës së sotme parlamentare.

Exit mobile version