Site icon Prishtinapress

Koci: Kërkesa e MD-së për hetim ndaj Tomë Gashit, kundër parimeve të drejtësisë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë ku këta të fundit kanë kërkuar hetimin e Tomë Gashit për siç thonë ata, keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e Astrit Deharit.

Sipas Kocit, kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për hetimin e Tomë Gashit, është tërësisht e pabazuar dhe kundër parimeve elementare të drejtësisë.

Avokati, siç thotë ai, ka të drejtë dhe detyrë, që të ndihmojë procesin e gjetjes së të vërtetës.

Ai proces bazohet në parimin fundamental të drejtësisë – audiatur et altera pars – parimi i dëgjmit të palës së kundërt. Avokati Gashi e ka kryer detyrën e vet, edhe pse unë personalisht nuk pajtohem qasjen e tij, në trajtimin e këtij rasti. Por, etika e avokatit duhet të veçohet prej përgjegjësisë penale. Z. Gashi nuk ka përgjegjësi penale”, shkruan Koci.

Ndër tjerash Koci vlerëson se me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetimim e avokatit Gashi, po ngushtohet hapësira e veprimit të avokatëve dhe po cenohet haptazi parimi i barazisë së armëve.

Exit mobile version