Site icon Prishtinapress

Koalicioni në bllokadë, seancat e Kuvendit mbesin të papërfunduara

Në mungesë të kuorumit të nevojshëm, Kuvendit të Kosovës qe pesë muaj i kanë mbetur pesë seanca të papërfunduara. Madje një seancë e nisur që nga sesioni pranveror ende s’ka përfunduar.

Për pesë muaj pesë seanca të Kuvendit të Kosovës kanë mbetur të papërfunduara në mungesë të kuorumit të nevojshëm, përderisa vetëm një ka përfunduar në tërësi.

Kështu thonë për “Zërin” monitoruesit e punës së legjislativit, të cilët bëjnë të ditur se ky institucion që nga sesioni pranveror ende nuk ka arritur ta përmbyllë seancën e nisur me disa pika nga rendi i ditës.

Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për “Zërin” se Kuvendi ka qenë jofunksional që nga sesioni pranveror i punës së këtij institucioni.

“Kuvendi i Kosovës ka qenë jofunksional që nga sesioni pranveror i punës së këtij institucioni si pasojë e problemeve me sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim të ligjeve. Për mungesë kuorumi pesë seanca kanë mbetur të papërfunduara që nga muaji qershor i këtij viti e ku ishte paraparë miratimi final i disa projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të pavarura, të cilat nuk kanë arritur të hidhen në votim për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë Haxhiu.

Exit mobile version