KMDLNJ: Vdes edhe një i dënuar në burgun e Dubravës

0
85

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut (KMDLNj) përmes një njoftimi për media bënë të ditur se me datë 22.05.2019 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë Xh. P i lindur në Gjakovë me 25.05.1965, i dënuar për vrasje të rëndë dhe në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 05.01.2009

Sipas njoftimit të dënuarin Xh. P, monitorues të KMDLNj-së e kanë vizituar disa herë , qoftë me ftesë të të dënuarit Xh. P ashtu edhe me kërkesë të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor të Burgjeve për faktin se ka pasur një gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore e që ka përfunduar me fatalitet.

“Kohën më të madhe i dënuari, tash i ndjeri Xh. P e ka kaluar në Njësinë Spitalore (Ambulantore) të Burgut të Dubravës dhe, shumë herë është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut edhe më herët ka kërkuar që të dënuarit që janë me diagnozë të një sëmundjeje të pashëruar e që i kanë ditët apo javët e numëruara duhet të dërgohen në shtëpi e jo të vdesin në burgje”, thuhet në njoftim.