Site icon Prishtinapress

Klopp e la Shaqirin në shtëpi për ndeshjen në Beograd, por shikoni postimin e Troll Football gjatë ndeshjes

Mbrëmë u zhvillua ndeshja ndërmjet Crvena Zvezda dhe Lirvepoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në një rezultat që befasoi të gjithë, Zvezda mposhti skuadrën angleze me rezultat 2-0.

Shumëkush ka fillluar ta llogarisë si faktor faktin se Xherdan Shaqiri u la në shtëpi nga Klopp, për të mos rrezikuar tensione.

E duket se ky vendim i ka kushtuar në fund, pasi që Shaqiri do të luante me një motiv shtesë ndaj skuadrës serbe. Në të kaluarën, në të tilla raste e me motivim të tillë, ka qenë vendimtar.

Mirëpo, nuk është vetëm Shaqiri ai që ka munguar mbrëmë.

Është edhe ylli i të kuqve, Salah, ai që, përkundër se ishte pjesë e formacionit startues gjithë ndeshjen, me të vërtetë “mungoi” në fushë.

Performanca e tij e dobët ka bërë që edhe faqja e famshme e humorit në futboll, “Troll Football” ta bëjë një postim mjaft qesharak gjatë lojës.

“Mendova se Klopp e la vetëm Shaqirin në shtëpi për këtë lojë? Nuk e kam ditur se e ka lënë edhe Salahin në shtëpi”, shkruan kjo faqe.

 

Exit mobile version