Site icon Prishtinapress

Klitschko dhe Joshua nuk përmbahen para meçit, ja aryseja

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kanë bërë matjet e fundit para meçit të ditës së nesërm.

Të dy boksierët do t’i masin forcat nesër (e shtunë) në ‘Wembley’ para 90 mijë tifozëve, në meçin që po konsiderohet më i madhi në historinë e boksit.

Klitschko 41 vjeçar, kërkon të rikthehet në majat e boksit para daljes në pension, kur vitin e kaluar humbi të gjithë titujt në luftën kundër Tyson Furyt.

Në rrugën e rikthimit, Klitschon e pret një sfidë e vështirë, kur një boksieri që premton shumë, që është vetëm 26 vjeç dhe në 18 meçe të zhvilluara deri më tani, ka arritur 18 fitore, dhe të gjitha i ka përfunduar para kohe, shkruan lajmi.net.

“Parashikimi im do ta rrah shpejtësinë e tij”, ka deklaruar Klitschko në konferencën e fundit të mbajtur para meçit.

Por nuk ka vonuar shumë dhe Klitschko ka marrë përgjigjen nga Joshua.

“Nuk e urrej Klitschkon, por as nuk e dua. Por unë dua ta mposht atë”, ka deklaruar 26 vjeçari.

Exit mobile version