Klinaku: Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

0
17

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka treguar se si ndërruan rolet në skenën politike të Kosovës.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “përgjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!”

Postimi i plotë i Klinakut:

“Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët! Dhe pse? 1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe 2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka shkruar Klinaku.