Site icon Prishtinapress

Klinaku i OVL UÇK-së i reagon Sveçlës: Paska harruar sjelljet që ka pasur ndaj policisë

Arrestimi e më pas lirimi i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka shkaktuar debate të shumta mes kësaj organizate dhe zyrtarëve shtetërorë.

Ministri i Punëve të Brendshme përmes një shënimi në Facebook ka thënë se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen”, duke aluduar në ngjarjen që ka ndodhur në Prizren ku ishte arrestuar Faik Fazliu.

Klinaku ka thënë se ekziston video e rastit dhe sipas tij gjykata duhet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes”.

I pari i OVL UÇK-së ka akuzuar më tej Sveçlën për të kaluarën e tij në raport me policinë.

“Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, ka shkruar Klinaku më tej në Facebook.

Exit mobile version