Site icon Prishtinapress

Kjo është kërkesa e Ministrisë së Arsimit për drejtoritë komunale për mësimdhënëset shtatzëna

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit numrin e saktë të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore për të bërë lirimin e tyre nga puna gjatë Pandemisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Ministria e Arsimit.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore”thuhet në njoftim.

Exit mobile version