Kishin raportuar për vetëm 84 mijë raste, të dhënat e reja të zbuluara tregojnë se 640 mijë kinezë mund të jenë infektuar me COVID-19

0
19

Kina mund të ketë qindra mijëra qytetarë tjerë që ishin prekur me coronavirus dhe që publikisht nuk i kishte pranuar se i ka, tregojnë të dhënat e fundit.

Zyrtarë të këtij vendi kishin raportuar për 84.029 raste me coronavirus që ishin përhapur pothuajse në tërë territorin e Kinës, por këto shifra të Pekinit që nga fillimi janë parë me skepticizëm

Tani të dhënat e zbuluara brenda Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Teknologjisë në qytetin Changsha, tregojnë se Kina mund të ketë pasur 640 mijë raste me COVID-19.

Këto informacione që kanë rrjedh nga baza e të dhënave, i ka parë Foreign Policy dhe 100 Reporters. Ata thonë se të dhënat tregojnë se 640 mijë persona janë infektuar nga më shumë se 230 qytete në mbarë Kinën.

Të dhënat që i kanë parë tregojnë edhe spitalet, qendrat , hotelet, marketet, stacionet e trenave, restorantet dhe shkollat ku janë raportuar këto raste.

E bazuar në të dhënat del se në Kinë ishin infektuar të paktën 640 mijë persona,a e jo siç ishte raportuar më herët dhe vazhdimisht kritikohej qeveria kineze nga perëndimi për mos transparencë.