7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për burimin e COVID-19, deri në “fitoren përfundimtare”...

Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për burimin e COVID-19, deri në “fitoren përfundimtare” ndaj sëmundjes

0
40

Kina nuk do të ftojë ekspertë ndërkombëtarë të hetojnë burimin e COVID-19 derisa të sigurojë “fitoren përfundimtare” mbi virusin, ka thënë ambasadori i Pekinit në OKB në Gjenevë të mërkurën përkundër rritjes së thirrjeve për një hetim të pavarur në trajtimin e shpërthimit virusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prioriteti i Kinës është së pari mundja e pandemisë – dhe më pas kundërveprimi me atë që Chen Xu e quajti politikën “absurde dhe qesharake” të politikës amerikane të krizës së coronavirusit.

Sipas France24, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se është duke pritur një ftesë nga Kina për të marrë pjesë në hetimet e saj mbi origjinën shtazore të virusit, raportuar së pari në qytetin e Wuhan në dhjetor.

Një deklaratë e tillë erdhi mes një reagimi ndërkombëtar në rritje kundër diplomatëve të Kinës, të cilët kanë nisur një sulm agresiv kundër qeverive që bëjnë thirrje për një hetim të pavarur për shpërthimin që ka vrarë më shumë se 250,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka zhytur ekonomitë globale në një recesion.

Të mërkurën, kur Chen u pyet se kur OBSH mund të presë një ftesë për të kryer një hetim, ambasadori i Kinës në OKB në Gjenevë u përgjigj: “Prioriteti kryesor, për momentin, është që të përqendrohemi në luftën kundër pandemisë deri sa të fitojmë finalen”.
“Nuk është se ne jemi alergjikë ndaj çdo lloj hetimi ose vlerësimi”, tha ai, pasi ato mund të ndihmojnë përpjekjet ndërkombëtare për t’u përgatitur për emergjencat e ardhshme të shëndetit publik.