23.3 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Kina përgatit Shqipërinë për hyrje në BE

Shqipëria po shënon rritje ekonomike dhe po përparon në reforma. Por për shkak se zgjerimet drejt BE-së për momentin nuk po pranohen mirë, Brukseli po qëndron në distancë. Tash në këtë vend po investon Kina – natyrisht jo pa ndonjë prapavijë

Në Pekinin e lagët 7000 km Shqipëria shikohet me pragmatizëm. Vendi i vogël tre milionësh me histori të vjetër dhe me qytete të mrekullueshme portale konsiderohet si vend i volitshëm strategjik. I ndodhur për aq në veri sa të mund të furnizohet mirë nga portet e Evropës Lindore dhe në jug për aq sa nga aty të arrihet Tunizia duke kaluar pranë «çizmes» italiane pa qenë nevoja të bëhet ndonjë kthesë. Dhe kush dëshiron të mbërrijë në Adriatik, duhet të kalojë pranë Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.

Për këtë arsye kinezët kanë marrë me koncesion Aeroportin e Tiranës, hëpërhë  deri më 2025. Ata planifikojnë zgjerimin e aeroportit dhe ndërtimin e një rruge të re për në Maqedoni. Për 450 milionë euro kanë blerë dy fusha nafte, që eksploatohen nga Shell. 1,3 milionë kredi kanë vënë në dispozicion për blerjen e makinerisë bujqësore për bujqit shqiptarë. Kështu Kina është shndërruar në partnerin e dytë më të madh tregtar të Shqipërisë. Nëpër Shqipëri kalon edhe gaz- dhe naftësjellësi transadriatik, ku Shell merr pjesë me 20% si investitori më i madh.

Falë edhe investimeve kineze, Shqipëria klasifikohet me B+ nga Standard&Poor’s. Be-ja, në anën tjetër, brenda 27 viteve, ka investuar rreth një miliard euro në Shqipëri. Kjo është vërtet ironike. Pekini, si për shkak të profitit, ashtu edhe për shkak të vizionit, po e përgatit Shqipërinë për hyrje në BE.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles