7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kimete Berisha godet Vjosa Osmanin për flamurin e Dardanisë: Kujt po i shitni pallavra!

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj veprimit të fundit të u.d së Presidentit, Vjosa Osmani për vendosjen e flamur në Presidencë.

Berisha thotë se flamuri i Dardanisë është flamur utopik dhe i papërdorshëm. Ajo thotë se nuk kamallëngjim për kohën e Ibrahim Rugovës, se ajo kohë kujton robërinë dhe realitetin e dyfishtë.

“LDK e cila bën sikur po çuditet, ka qenë spicë e mbushur me gjykatës të regjimit serb (që i kanë dënuar shqiptarët me nga 20 vjet burg veç pse kanë kërkuar liri), dhe që ka qenë e mbushur me punonjës të UDB-së, kjo dihet. LDK ka qenë e regjistruar në Beograd deri në vitin 2000, se s’ke pas çare pa u regjistru dikund. Edhe për organizimin e orëve letrare është dashur të kërkosh leje në polici. Kujt po i shitni pallavra!”, ka shkruar ajo.

Madje ajo shton se se sikur të ishim shtet, Serbia nuk do ta çonte babadimrin në Kosovë, për t’u tallur. Sipas saj, Kosova ka mbetur në duar të disa njerëzve me halucinacione, përveç Albin Kurtit.

Krejt në fund, Berisha shkruan se është kandidate serioze për deputet.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Dardanci, a keni fjetur!

Shteti i Kosovës po bëhet qesharak, sepse po del jashtë realitetit.

Çka i duhet Vjosa Osmanit-Dardania, e cila nuk ekziston.

Pse duhet të shtiremi sikur jemi budallenj dhe kujtojmë se jemi Dardani, kur s’jemi.

Pse duhet të sillemi si Mbretëri, kur s’jemi!

Dardania ishte Mbretëri që përfshinte Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë.

Aman, mos ma harroni Sanxhakun!

Ku po e shihni ju atë Dardani!

Çka është ky folklor, kjo mitologji, pse gjithë kjo sevda për çmenduri!

Është çmenduri ta quash veten Dardani ditën kur i biri i punëtorit të Sllobodan Millosheviçit (Aleksandër Vuçiqit) bëhet babadimër në Skenderaj dhe shpërndan dhurata (që askush nuk e di çka ka brenda atyre thasëve);

Ditën kur Serbia i vaksinon qytetarët serbë në Veriun e Mitrovicës, si në dispanzer të Beogradit.

Hiqu ti flamurit të Dardanisë, flamur utopik dhe i papërdorshëm.

Lëri ti ëndrrat e Ibrahim Rugovës kur duke qeshur i thoshte Solanës ‘Neve na pëlqen ta quajmë Kosovën-Dardani’.

Ngjitja ti emrin si të duash, ama Dardani s’është!

Dardania është edhe më e rrejshme se sa Republika e Kosovës, që para luftës ishte inekzistente.

LDK s’është n’tokë të bukës.

Kryetari i saj u përkulë para varrit të Titos, ama nuk e ka të qartë se si u shkuaka Rugova me Albinin.

Kundërshtitë tërhiqen, ka njerëz qē duhen mes vete dhe luftojnë mes vete si armiqtë më të tërbuar. Prandaj thonë ‘Luftë dhe Dashni’.

LDK e cila bën sikur po çuditet, ka qenë spicë e mbushur me gjykatës të regjimit serb (që i kanë dënuar shqiptarët me nga 20 vjet burg veç pse kanë kërkuar liri), dhe që ka qenë e mbushur me punonjës të UDB-së, kjo dihet.

LDK ka qenë e regjistruar në Beograd deri në vitin 2000, se s’ke pas çare pa u regjistru dikund.

Edhe për organizimin e orëve letrare është dashur të kërkosh leje në polici.

Kujt po i shitni pallavra!

Ne nuk kemi mallëngjim për kohën e Rugovës, se ajo kohë na e kujton robërinë dhe realitetin e dyfishtë.

Na e kujton zullumin e madh.

Ne i paguanim tatim shtetit të okupatorit serb, Serbisë, dhe shtetit inekzistent të LDK-së, Republikës imagiinare të Kosovës.

Kishim Republikë fiktive, ishim Republikë në ëndrra -por kur dilnim në rrugë na zhdëpte, na plaçkiste na burgoste dhe na vriste milicia e Millosheviçit.

Ne as sot s’jemi shtet, lëre atëherë.

Se sikur të ishim shtet, Serbia nuk do ta çonte babadimrin në Kosovë, për t’u tallur me ne.

Boll më me të kaluarën. E kaluara ka vdekur. Bashkë me flamurin e Dardanisë.

Bile bile, i pari politikan që e ‘demitizoi’, e degradoi pozitën e ministrit dhe ia besoi ministrinë një djali me shkollë të mesme ishte Rugova, dhe ministri ‘i tij’ puna e parë e punësoi gruan e tij në Shotë.

E keqja ka lindur nga e mira. Punët e këqija e para i ka nisur LDK-ja e mirë.

Prandaj, Vjosa s’ka pse merret me politikë të vdekurish dhe me politikë nekrofile.

Me flamuj ireal, të ‘krijoj’ shtet imagjinar dhe ta quaj Kosovën-Dardani, kur Kosova nuk është Dardani.

Ne kemi nevojë (jo për simbolika të rreme), por për të vërtetën dhe realitetin.

Realiteti thotë se Kosova po zhbëhet.

Dhe ka mbetur në duar të do njerëzve me halucinacione.

Kuptohet, përveç Albinit!

P.S. Me respekt,

Kimete Berisha

Kandidate serioze për deputet

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles